Në ceremoninë përkujtimore të 76-vjetorit të betejës së Gërrhotit pati përplasje mes dy partive të Ballit Kombëtar, përfaqësuesve të partisë demokratike dhe familjarëve të të rënëve. Situata agravoi në ofendime dhe sharje mes tyre për organizimin e ceremonisë nga Artur Roshi, kreu i ballit kombëtar demokrat.
Ceremonia përkujtimore e 76 vjetorit të betejës së Gerrhotit nisi e qetë. Por situata ndryshoi brenda pak minutash kur të pranishmit morën fjalën.
Sharje, ofendime dhe përplasje mes familjarëve, përfaqësuesve të partisë demokratike dhe ballit kombëtar demokrat.
Sherri agravoi akoma më shumë pas deklaratave të Kryetarit të Shoqatës Antikomuniste Nebil Çikës për pjesëmarrësit në ceremoni.
Përplasja zgjati për disa minuta.
Ndërsa Alibeaj tha se ngjarja e viteve më parë sot është më aktuale se kurrë.
Ceremonia u organizua nga Balli Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Artur Roshi dhe kjo irritoi pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga deputeti Adriatik Alimadhi.
Në betejën e Gerrhotit u vranë 36 nacionaliste./ABC News Albania 24/7