Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar tha të dielën se diga Khakhovka u hodh në erë nga forcat ruse për të frenuar përparimin e trupave ukrainase në rajonin jugor të Khersonit. Dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme ndaj civilëve ndërsa kryhen përpjekjet e shpëtimit.
Maliar tha se shpërthimi në digë që shkaktoi përmbytje në disa qytete dhe fshatra, bllokoi banorët dhe shkatërroi shtëpi të tëra, kishte për qëllim gjithashtu vendosjen e rezervave ruse në zonat e Zaporizhzhias dhe Bakhmutit.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se në Ukrainë po kryhen operacione kundërsulmuese dhe mbrojtëse, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se forcat kundërsulmuese ukrainase kanë përparuar deri në 1400 metra në një numër seksionesh të vijës së frontit pranë qytetit lindor të Bakhmutit.
Forcat Tokësore të Ukrainës thanë të dielën se ushtarët e Brigadës së 68-të të Gjuetisë së Veçantë kishin çliruar fshatin Blahodatne në rajonin e Donetsk./abcnews.al


