Tre persona janë vrarë dhe 26 janë plagosur në një sulm ajror gjatë natës në rajonin jugor të Ukrainës, Odesa, sipas administratës ushtarake rajonale.
Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale tha të dielën se gjatë natës armiku sulmoi rajonin e Odesës me dronë Shahed-136/131. Forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjitha UAV-të”.
Kiper shtoi se për fat të keq tre persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën, duke përfshirë 3 fëmijë. Sulmet ajrore shkaktuan dëme në rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi gjatë natës. Vala e shpërthimit dëmtoi ndërtesa banimi, dhe plagosi 10 persona.
Kryetari i bashkisë së Odesës, Hennadii Trukhanov, shpalli 11 qershorin ditë zie në qytetin e Odesës.
/abcnews.al