Pasi kaloi një sezon fantastik, me “andaluzianët” e Sevilla, sezon i cili u kremtua dhe me fitoren për herë të 7-të të trofeut të Europa League, duket se qendërmbrojtësi francez, Loic Bade, nuk ka ndërmend të largohet nga spanjollët.
Bade ishte huazuar nga Sevilla vetëm për këtë sezon, me një opsion blerje prej 12 milionë eurosh, opsion që u aktivizua nga “andaluzianët”, pas 28 paraqitjeve të zhvilluara këtë sezon nga 23-vjeçari.
Transferimi i francezit në mënyrë zyrtare u bë me dije nga vetë klubi i Rennes, me këta të fundit, që lajmëruan tifozët e tyre me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në “Twitter”. /i.m /abcnews.al
Shikoni postimin:
À l’issue de cette saison 2022/2023 où il a pris part à 27 matchs en Espagne toutes compétitions confondues, le FC Séville a décidé de lever l’option d’achat concernant le défenseur de 23 ans Loïc Badé, récent vainqueur de l’Europa League.
Le Stade Rennais F.C. lui souhaite le… pic.twitter.com/PWz2F1MIwD
— Stade Rennais F.C. (@staderennais) June 9, 2023