Policia bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisen aksionin për heqjen e kioskave të ngritura pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në Durrës. Fillimisht po shemben ato afër stadiumit, aty ku ndodhen katër shkolla, pranë të cilave është ngritur dhe numri më i madh i kioskave.
Largimi i këtyre objekteve u vendos jo vetëm për mungesë të dokumentacioneve, por edhe për shkak të rrezikshmërisë nga tregtimi i produkteve kryesisht atyre ushqimore./ABC News Albania 24/7