Një 34-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu grek i Domokos. Sipas mediave greke, shqiptari kishte dalë me leje nga burgu. Autoritetet i kishin dhënë një pushim 5-ditor. Por pas përfundimit të ditëve, ai nuk u kthye në institucionin e vuajtjes së dënimit.
34-vjeçari duhej të ishte kthyer mëngjesin e së mërkurës, por nuk ka ndodhur kështu. Policia ka nisur kërkimet për të gjetur dhe arrestuar shqiptarin. 34-vjeçari është i dënuar me 9 vite e 2 muaj burgim për veprën penale të trafikut të drogës.
Ndërkohë, nga i njëjti burg është arratisur edhe një 40-vjeçar polak, që gjithashtu kishte dalë me 5 ditë leje dhe nuk u kthye më. Polaku është i dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e një biznesmeni në ishullin e Mikonos në vitin 2010. /tvklan.al