Qeveria shqiptare ka arritur të marë një hua në vlerën e 600 milionë eurove në tregjet ndërkombëtare financiare. kjo është një hua që meret nga bankat ndërkombëtare dhe është me një afat maturimi 5 vjecar ndërsa yield-i i obligacionit 6.125%.
Shuma e siguruar ka qenë më e lartë se ajo e planifikuar nga qeveria në buxhetin e këtij viti .Kjo si pasojë e forcimit të monedhës shqiptare ndaj euros. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj theksoi se vlera më e lartë ka ardhur si pasojë e gjendjes së likuiditeit.
Emetimi i eurobondit në tregjet ndërkombëtare është e gjashta që meret nga qeveria dhe është një test real për ekonominë shqiptare pasi rikonfirmon besimin e tregjeve në qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare edhe në kohë të vështira, pas goditjes nga tërmeti , pandemia dhe krizës së çmimeve
Ky borxh do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të maturuara, ndërsa një pjesë e mbetur do të shpërbejë për të financuar deficitin buxhetor apo investime të planifikuara për vitin 2023.
Emetimi i eurobondit mund te japë të tjera efekte në dobësimin e monedhës europiane kundrejt lekut në këtë moment.
Eurobondi është një instrument financiar I cili përdoret gjerësisht nga shtetet për të plotësuar nevojat me likuiditet apo për investime.
EMETIMI I EUROBONDIT
Vlera 600 milione euro
Afati 5 vjeçar
Yeldi 6.125%./abcnews.al