Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se në veri të vendit sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç.
Sveçla ka shkruar në Facebook se krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.
“Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar ai.
/KosovaPress/