Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, balerina e njohur, Ledia Sulaj, ka treguar se me artistëve ka një konkurencë të ashpër. Ajo ka theksuar se shumë prej tyre duan vetëm të të bëjnë keq, për shkak të një roli, apo për të qenë vetë të parët.
Sipas Sulajt, edhe pse të gjithë duan të jenë në qendër të vemendjes, por duke ta thënë të tjerët dhe duke punuar fort.
“Artistët të gjithë mendojnë se janë më të mirët, ka shumë që nuk e shohin veten në pasqyrë, ka shumë që nuk janë me këmbë në tokë. Ka shumë që nuk dinë se çfarë të bëjnë, vetëm që ty të bëjnë keq. Ekzistojnë si nëpër filma dhe nuk është gënjeshtër, sikur shohim ato filmat me balet në Rusi. Ka sa të duash, nuk është fushë me lule, është një jetë shumë e vështirë të jesh balerinë. Ka dhe njerëz që shtiren sikur të kanë miq, por nuk të kanë.
Arti është pak egoist se do të jesh në qendër të vëmendjen, të cilën nuk merr vetëm duke thënë ‘jam unë’, e merr duke ta thënë të tjerët, mendoj unë, edhe duke punuar fort. Unë jam me fat se i kam shoqet që kur kam qene në Pallat të Pionerëve, kam miqësi shumë të ngushtë, para se të vija këtu në studio me to isha, kalojmë kohë bashkë, disa shoqe vijnë më shohin, më ndjekin me kënaqësi të madhe. Kam shoqe që i kam kolege pune dhe i kam shumë të mira, më mbështesin, mbështesin njëra-tjetrën”, u shpreh ajo./abcnews.al