Tifozët kosovarë të futbollit kanë mësuar ditën e sotme fituesin e Kupës së Kosovës të edicionit, 2022-2023, me kryeqytetasit e Prishtinës, mundën me rezultatin e pastër 0 me 2, rivalët e Gjilanit duke vazhduar të mbeten klubi që e ka fituar këtë trofe më shumë se kushdo tjetër në histori, plot 8 herë.
Takimi i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” u dominua pothuajse e gjitha nga skuadra e Prishtinës, me pjesën e parë që u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u desh minuta e 67’ që të zhbllokohej sfida, me Hamitin që u dha avantazhin kryeqytetasve të Kosovës.
Më pas në minutën e 76-të ishte Pefqeli ai që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe vulosi rezultatin e kësaj përballjeje, si dhe i dhuroi shokëve të tij të skuadrës trofeun e Kupës së Kosovës, për herë të 8-të në hisotrinë e klubit. /i.m /abcnews.al