Historia si në filma, sportisja nga SHBA adapton qenushin në Shkodër, rrëfen sakrificat e rrugës

schedule09:42 - 5 Qershor, 2023

schedule 09:42 - 5 Qershor, 2023

Një histori si në filma është ajo e sportistes Kenna Akimi nga Haëai, e cila kur ka ardhur të punojë në Shkodër, është hasur në rrugë me një qen të braktisur.

Ajo ka vendosur ta adaptojë qenushin dhe për këtë ka bërë shumë sakrifica. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Kenna ka treguar se në fillim i është dashur t’i bëjë dokumentat qenit, më pas me shumë vështërësi ka gjetur dikë që t’ia sjellë në SHBA.

“Qenushi ndodhej te rrethrrotullimi i Shkodrës dhe ishte i vetmuar. Unë pash disa shitësh aty dhe i pieta se pse ndodhej qenushi i vetëm aty. Ata më treguan se dikush e braktisi dhe kjo doli që nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, në atë çast unë nuk mund ta lija aty të vetëm dhe vendosa ta merrja më vete.

Arsyeja e vetme pse nuk e lash atë në rrugë, është se ishte shumë, shumë i vogël. Ne kishim studim gjatë 3 ditëve të ardhshme dhe e dija që nëse do e lija Blue aty të vetëm, ai me shumë gjasa nuk do të mbijetonte.

Fatmirësisht, Organizata e Kafshëve në SHBA ka një përvojë shumë të gjatë në marrjen e qenve, edhe ata më ndihmuan shumë dhe arritëm t’i plotësonim të gjithë dokumentat e Blue. Kjo më liroi nga presioni. Gjëja më e vështirë që kishim për të bërë ishte të gjenim një vullnetar. Pra, dikush duhet të dilte vullnetar të fluturonte bashkë me Blunë në SHBA. Ne arritëm të gjenim dikë që do të fluturonte bashkë me të nga Kosova”, u shpreh Kenna./abcnews.al