Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Chollet u shpreh se Vuçiç duhet të kthehet në rrugën e angazhimit konstruktiv në dialog.
“E inkurajova presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dje për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Chollet në Twitter.
Encouraged Serbian President Vucic @predsednikrs yesterday to urge calm among Kosovan Serbs, take steps to help defuse the crisis in the north of Kosovo, and return to the path of normalization and constructive engagement in the EU-facilitated Dialogue.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) June 3, 2023