Arta Marku merr çelësat e Prokurorisë së Përgjithshme

schedule10:12 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 10:12 - 19 Dhjetor, 2017

Merr detyrën prokuroja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku. Shefja e re akuzës, nuk pranoi të prononcohej para mediave, ndërsa takimi me Adriatik Llallën në zyrën e këtij të fundit zgjati rreth 40 minuta.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dorëzoi këtë të martë detyrën Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

I pari që mbërriti në organin qëndror të akuzës ishte Llalla, rreth orës 9 e 30 minuta të mëngjesit.

Vetëm 30 minuta më pas mbërriti Marku, e cila hyri brenda institucionit nga dera e pasme.

Ish-prokurorja e Shkodrës tashmë shefja e akuzës u shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm I Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Afro 40 minuta ka zgjatur takimi, ndërmjet Llallës dhe Markut. Kjo e fundit e përcolli deri në hollin e prokurorisë së përgjithshme, duke shtënguar edhe duart.

Të dy, si prokurori të cilit i mbaroi mandati më 7 dhjetor dhe prokurorja e sapo emëruar nuk pranuan të japin komentet e tyre.

Arta Marku e dekretuan në Parlament vetëm me votat e mazhorancës. Ajo mori 69 vota pro, dy kundër dhe po aq abstenuan. Prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka një eksperiencë pune prej 15 vitesh në Prokurorinë e Shkodrës dhe një vit në Fier./abcnews.al