Vuçiç: Biseda me Macron dhe Scholz ishte shumë e vështirë

schedule23:26 - 2 Qershor, 2023

schedule 23:26 - 2 Qershor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se situata në veri të Kosovës është e ndërlikuar.

Ai vuri në dukje se biseda me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron në Moldavi ishte shumë e vështirë.

“Ua thashë gjithçka brenda kufijve të lejuar. Unë i respektoj të dy, mund të them që Macron është pak mik i imi, shkëmbejmë shpesh mesazhe, dhe për çështje private”, u shpreh Vuçiç.

Ai tregon se duhet negociuar dhe diskutuar dhe se nuk e di se cila është zgjidhja në këtë moment dhe nuk ka “shkopin magjik”.

“Duhet të matë gjithçka, sepse në fund dihet se kush do të jetë përgjegjës dhe fajtor. Edhe pse në fund të gjithë e meritojnë. Duhet të shoh se çfarë do të marrë populli ynë”, nënvizoi presidenti serb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!