Ditën e djeshme qarkullonte një video ku Mourinho, i irrituar për shkak të arbitrimit të Anthony Taylor në finalen e Europa League mes Sevilla dhe Romës, ofendonte gjyqtarin në parkingun e stadiumit “Puskas Arena”.
Sot, qarkullon një tjetër video, ku shihet qartë gjyqtari Taylor që ofendohet përsëri, këtë herë në aeroport nga tifozët e Romës.
Shoqata e arbitrave të futbollit të nivelit të lartë të Anglisë tha se ishin në dijeni të videove që qarkullonin në rrjetet sociale që tregonin Anthony Taylor dhe familjen e tij duke u ngacmuar e ofenduar në aeroportin e Budapestit.
“Ne jemi të tmerruar nga abuzimi i pajustifikuar dhe i neveritshëm ndaj Anthony dhe familjes së tij ndërsa ata përpiqen për t’u kthyer në shtëpi pas ndeshjes së finales e Europa League. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për të dhe familjen e tij”, shkruante shoqata e arbitrave.
Në video, Taylor dhe familja e tij shihen duke u shoqëruar nga sigurimi në aeroportin e Budapestit pasi disa tifozë të nervozuar të Romës e ofenduan atë dhe hodhën një karrige në drejtim të tij. UEFA është ende në pritje të raportit përfundimtar./h.ll/abcnews.al
@telemundodeportes ? Acosaron al árbitro de la Final… ¡En pleno Aeropuerto! ⚠️ Entre insultos y agresiones de los aficionados de la Roma: Así salió de Budapest el silbante Anthony Taylor, protagonista de la Final de la @Europa League ? #anthonytaylor #europaleague #uel #asroma #sevillafc #futbol #soccer #fyp ♬ sonido original – Telemundo Deportes