Sipas mediave britanike, Manchester United tanimë ka arritur një marrëveshje page me mesfushorin e Chelsea, Mason Mount, i cili pritet të zbarkojë në “Old Traffor” këtë verë.
Chelsea kishte synim që të rinovonte kontratën me fantazistin, por mungesa e minutave këtë sezon së bashku me mungesën e një propozimi tërheqës ka çuar në vendimin e lojtarët për t’u larguar.
Mount ka një kontratë deri në vitin 2024 më “Blutë e Londrës” dhe këta të fundit e dinë që janë të detyruar të ulen të negociojnë, ndërsa nga United duan të përfitojnë sa më shumë nga kjo situatë.
Edhe pse me tekniku i ri, Pochettino sapo ka zbarkuar në klub ia ka bërë me dije lojtarit se do të donte ta kishte atë edhe sezonin e ardhshëm, por kjo nuk e ka ndryshuar vendimin e anglezit.
Në kontaktet e para mes klubeve është vënë në tavolinë një shumë prej 60 milion eurosh, e cila mbetet për t’u parë nëse do të mbesë kaq, apo do të ulet. r.t/abcnews.al