Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kryeministrin nuk e emëron ambasadori”/ Kurti përgjigjet pas kritikave direkte të SHBA dhe ambasadorit

schedule20:57 - 1 Qershor, 2023

schedule 20:57 - 1 Qershor, 2023

Pas kritikave direkte e të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për insistimin që kryetarët e rinj të komunave në veri të ushtrojnë detyrën nga zyrat e Komunave , kryeministri Albin Kurti ka thënë se “nuk është normale që të pajtohesh çdo herë me gjithçka”.

Teksa shprehu se ka një vlerësim të lartë për ambasadorin ameriakan në Kosovë Jeffrey Hovenier , Kryeministri I Kosovës u shpreh se nuk është ky I fundit ai që e ka zgjedhur atë në rolin e kryeministrit.

“Republika e Kosovës është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve. Këtij populli unë duhet t’i dal zot, sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Unë kam vlerësimin dhe respektin më të lartë për ambasadorin Hovenier, mund të them në mënyrë fort të veçantë krahasuar edhe me të gjithë ambasadorët e tjerë, por mua më ka votuar populli, nuk më ka emëruar ambasadori. Duhet ta kuptoni këtë gjë, mua më ka votuar populli i Kosovës, populli i Kosovës të voton, populli edhe të heqë”, theksoi ai.



Albin Kurti deklaroi se pavarësisht situatës së trazuar, vijon të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm me ambasadorët e QUINT-it dhe sidomos me atë të SHBA-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!