Kontributin e pati të rëndësishëm, dhe në fund erdhi shpërblimi.
Jo më kot Sokol Cikalleshi shënoi 10 gola këtë sezon në Arabinë Saudite, dhe skuadra e tij Al-Khaleej siguroi mbijetesën në javën e fundit. Kjo pas fitores 3-1 ndaj rivalit Abha, dhe fitores 2-0 të Etifakut në Al Adalah.
Cikalleshi ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit, për të mos thënë më i miri, dhe njëri nga meritorët kryesorë që edhe vitin tjetër Al-Khaleej do të luajë në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Ndërkaq, sezoni në vendin e Lindjes së Mesme përfundoi me disfatën e Cristiano Ronaldos.
Superylli portugez u detyrua të kënaqej me vendin e dytë edhe pse Al Nasser fitoi 3-0 në javën e fundit. Gjithsesi, shpresat kishin humbur me kohë dhe Ronaldo nuk luajti në këtë ndeshje.
Kampione e Arabisë Saudite u shpall Al Itihadi që fitoi 2-0, duke e përfunduar ligën me pesë pikë më shumë sesa ekipi i Ronaldos.
Festë e madhe për Al Itihadin, e padyshim zhgënjim për CR7-ën që synonte një tjetër titull në karrierë./ h.ll/abcnews.al