Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo del “huq” për titullin/ Portugezi nuk arriti të shpallet kampion në Arabinë Saudite

schedule12:23 - 13 Maj, 2026

schedule 12:23 - 13 Maj, 2026

Në fushë hynë me të vetmin objektiv në mendje. Al Nasr dhe Kristiano Ronaldo kishin mbrëmjen e tyre të madhe, atë të konfirmimit si kampionë të Arabisë Saudite, veçse kështu nuk ndodhi.

Në derbin e madh të vendit të Lindjes së Mesme, CR7 kishte përballë rivalin e përjetshëm Al Hilal, dhe ish-shokun e tij tek Reali, Karim Benzema.

Fillimi ishte I tillë që dha shpresë se ëndrra mund të kurorëzohej më në fund. Jo më kot, superylli portugez ka mbi 3 vjet që dëshiron të fitojë kampionatin, por asnjëherë nuk ia kishte dalë.



Gjithsesi, kur Mohamed Simakan shënoi në 37’, stadiumi u kthye në një festë të madhe. Vetë Ronaldo u përpoq disa herë që të shënonte, por e pati të vështirë, dhe nuk ia doli.

Në fund të fundit, kjo nuk ishte më e rëndësishmja, edhe sepse kryesori është titulli, edhe sepse këtë sezon Kristiano nuk e fiton dot Këpucën e Artë.

Pesë gola diferencë me anglezin Tonej nuk zhbëhen dot në dy ndeshje. Gjithçka u duk nën kontroll dhe madje trajneri portugez, Zhorge Zhezus, e zëvendësoi legjendën 41-vjeçare, edhe për të freskuar ekipin, edhe për t’i dhënë brohoritjet e merituara.

Me Ronaldon në stol, Al Hilal konkretizoi presionin edhe pse në mënyrë të habitshme, me autogol të portierit Bento. Zhgënjimi ishte total. Tashmë, Al Nasr kryeson me 83 pikë ndaj 78 të Al Hilalit, veçse CR7 me shokë kanë vetëm një ndeshje për të luajtur, dhe rivali dy.

Në javën e fundit, në shtëpi ndaj Damakut në 21 maj vlen vetëm fitorja, sepse ndryshe Al Hilal shpallet kampion nëse fiton dy ndeshjet e veta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!