Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.
Erdogan përmes një postimi në Twitter shkruan se është takuar me kryeministrin Albin Kurti ku ka theksuar se përparimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, është mënyra e vetme për paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.
Sipas presidencës turke, Erdogan ka theksuar se Turqia është e gatshme të kontribuojë në procesin e dialogut.
President @RTErdogan spoke by phone with President Aleksandar Vučić of Serbia and Prime Minister Albin Kurti of Kosovo.
President Vučić of Serbia and Prime Minister Kurti of Kosovo congratulated President Erdoğan on his reelection.
During the calls where the bilateral relations…
— Presidency of the Republic of Türkiye (@trpresidency) May 31, 2023
Turqia i bashkohet kështu reagimeve nga vendet e Perëndimit që bënë thirrje për kthim në dialogun e Brukselit dhe qetësim të situatës në tri komuna në veri të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Kurti i ka fajësuar për dhunën në veri ato që i ka quajtur “banda fashiste” të udhëhequra nga Qeveria e Serbisë./abcnews.al