Basha përmend demokracinë amerikane

schedule20:27 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 20:27 - 18 Dhjetor, 2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sjellë shembullin e demokracisë amerikane për shkeljen e Kushtetutës, duke ju referuar zgjedhjes së Kryeprokurorës së përkohshme në seancën e sotme parlamentare.

Duke cituar Thomas Jefferson, autorin e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA, Basha thotë se rreziku më i madh për lirinë është qeveria kur shkel Kushtetutën e vendit.

“Etërit Themelues të demokracisë më të fuqishme, demokracisë amerikane, na kanë mësuar se rreziku më i madh për lirinë është kur qeveria shkel Kushtetutën”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Thomas Jefferson: “Rreziku më i madh për lirinë amerikane është një qeveri që injoron Kushtetutën”./tvklan.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!