Shtëpia e Bardhë ka thënë se është ende duke mbledhur informacione për sulmin me dron të së martës në Moskë, por ka dënuar sulmet brenda Rusisë.
“Ne nuk i mbështesim sulmet brenda Rusisë,” tha në një konferencë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.
Uashingtoni është furnizuesi kryesor i Ukrainës por me kusht që vendi t’i përdorët armët për të mbrojtur veten dhe për të rimarrë territorin ukrainas të pushtuar nga forcat ruse.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se Ukraina ka rënë dakord të mos përdorë asnjë armë amerikane për sulme në tokën ruse. Të martën, zyrtarët amerikanë thanë se do të miratojnë një tjetër paketë brenda kësaj jave për Ukrainën, duke përfshirë municione dhe dronë.
Nuk ka pasur asnjë sugjerim se në sulmet ndaj Moskës janë përdorur drone apo municione të prodhuara nga SHBA. Ka pasur spekulime se të paktën një nga dronët e përfshirë ishte një UJ-22 i prodhuar nga një kompani ukrainase.
Kremlini fajësoi Kievin për sulmin e së martës, por zyrtarët ukrainas kanë mohuar akuzat.
/abcnews.al