Në fjalën e tij në parlament duke kërkuar votëbesimin për ekzekutivin e tij numër 2, kryeministri Italian Giuseppe Conte theksoi se e ka parë gjithnjë rolin e tij në shërbim të vendit dhe të interesave të përbashkëta. Kryeministri shpjegoi se projekti i tij politik është fillimi i një sezoni reformash me shumë risi.
Gjithashtu Conte u përqendrua dhe tek Europa duke e cilësuar qeverinë e tij se pro Europës dhe Aleancës euroatlantike. Misioni i tij kryesor në Bruksel mbetet çështja e emigrantëve.
E ndërsa Conte flet në parlament, lideri i Legës Salvini, tashmë në opozitë dhe “For a Italia” e Silvio Berlusconit protestojnë kundër qeverisë së dytë Conte. Berlusconi u shpreh një ditë më parë se do të jetë pjesë e një opozite të fortë dhe nëse dikush nga deputetët e partisë së tij do të ndihmonte qeverinë, atëherë do të përjashtohej menjëherë./ABC News Albania 24/7