PD Shkodër sulmon Berishën: Prej teje humbëm zgjedhjet

schedule18:26 - 30 Maj, 2023

schedule 18:26 - 30 Maj, 2023

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka sulmuar ashpër Sali Berishën, të cilin e bën përgjegjës të bastionit të PD-së në 3 dekada.

“Humbja e zgjedhjeve të 14 majit është shembulli dhe prova se shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht votimin sepse nuk ju besojnë më as nongratave dhe as bishtave te tyre.”, thuhet në reagim.

Për Partinë Demokratike humbja e zgjedhjeve lokale e ka zanafillën më parë.

“Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarrit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij. 6 marsi ishte skena e një krimi zgjedhor, por Sali Berisha nuk i kontestoi procesin e zgjedhjeve të 6 marsit, përkundrazi e përdori këtë rezultat në favor të tij.”

“Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje që bëhet sot ndaj Partisë Demokratike dhe strukturave të saj në Shkodër për bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave”. thuhet në njoftim. Dega e PD në Shkodër shkruan se Partia Demokratike do të ringrihet mbi vullnetin dhe sakrificën e njerzve të ndershëm dhe do të jetë një parti e vlerave perëndimore dhe euroatlantike me akte, jo me fjalë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!