Pas lamtumirës së tij si trajneri i Karagumruk, Andrea Pirlo është gati të veshë sërish këpucët dhe këtë do ta bëjë në Kings League.
Njoftimi erdhi në orët e fundit gjatë një komunikimi live të 12 presidentëve të skuadrave që përbëjnë eventin. Pirlo do të dalë në fushë gjatë ditës së pestë dhe do të veshë fanellën e Jiantes.
King League është një turne i krijuar nga Pique, menjëherë pasi i tha lamtumirë futbollit. Është një kampionat futbolli me 7 pjesë ku marrin pjesë 12 skuadra. E veçanta është se njerëz të panjohur mund ta ndajnë fushën me legjenda të futbollit ose me lojtarë që janë ende aktivë. Të dy pjesët përbëhen nga 20 minuta secila./h.ll/abcnews.al