Vllaznia fitore me “aromë” Europe, Bylis i bashkohet Kastriotit në Kategorinë e Parë

schedule18:04 - 29 Maj, 2023

schedule 18:04 - 29 Maj, 2023

Janë mbyllur sfidat e fundit të Kategorisë Superiore për këtë sezon. Partizani nuk ka dështuar dhe është shpallur kampion.

Egnatia ka humbur në shtëpi kundër Kukësit me rezultatin minimal 0-1, me verilindorët që shpëtojnë të bien nga kategoria.

Vllaznia është ajo që ka marrë një fitore me peshë të madhe duke mposhtur në Bylisin me shifrat 1-2. Kjo fitore ka bërë që shkodranët të renditen në vendin e katërt dhe të marrin pjesë në kualifikueset e Conference League.

Laçi ka mposhtur në shtëpi Kastriotin me rezultatin 3-0, por kjo fitore nuk i ka hyrë në punë kurbinasve pasi nuk mundën të futeshin në kualifikueset e Conference League, me Vllazninë që e pati këtë shans të artë.

Partizani do të marrë pjesë në kualifikueset e Champions League, ndërsa Tirana, Egnatia dhe Vllaznia në kualifikueset e Europa League.

Erzeni do të ndeshet në play off pasi e mbylli sezonin në vendin e tetë, ndërsa Bylisi dhe Kastrioti bien nga kategoria./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!