Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Sarandë, arrestohet 47-vjeçari që po ndërtonte pa leje në zonën e plazhit

schedule12:35 - 2 Shtator, 2026

schedule 12:35 - 2 Shtator, 2026

Në Sarandë, një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi po kryente punime për ndërtimin e paligjshëm të një objekti në zonën e plazhit, në lagjen nr. 4.

Policia thotë se konstatoi pranë plazhit “Shqiponja” një sipërfaqe toke të sheshuar dhe të mbuluar me materiale ndërtimore, e cila po përgatitej për ndërtim me qëllim përfitimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan 47-vjeçarin, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit u hoqën dhe u sekuestruan 48 shezlongë dhe çadra, të cilat administruesi i hapësirës së plazhit i përdorte pa leje.

Ndërkohë, specialisti i policimit në zonë u pezullua nga detyra dhe ndaj tij nisi procedimi disiplinor për shkelje të rëndë, pasi nuk kishte konstatuar paligjshmërinë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!