Në vendin e tij do të vazhdojë të luajë.
Leandro Paredes mbetet sërish kapiten i Boka Juniorsit, për të cilën ka dy gola, tre asistë dhe plot 8 kartonë të verdhë këtë sezon në kampionatin e Argjentinës.
Gjithsesi, mesfushori 32-vjeçar po i afrohet një vendimi për pensionim kur vjen puna te kombëtarja.
Ishte vetë veterani që deklaroi për kamerat se po mendon ta mbyllë me Argjentinën, dhe kjo pasi FIFA e dënoi me 10 ndeshje pezullim pas asaj që ndodhi në finalen e Kupës së Botës.
Paredes u tregua tepër agresiv, siç e kujtojnë mirë të gjithë ata që e ndoqën atë ndeshje në Nju Xhersi, duke shtyrë e ushtruar dhunë ndaj disa lojtarëve të Spanjës, që në fund u shpall kampione e botës.
Futbollisti mendon se do të jetë e vështirë të shlyhen 10 ndeshje, edhe pse kjo mund të bëhet edhe në ndeshje miqësore.
Një tjetër shtysë për kapitenin e Bokës që të largohet nga Argjentina është edhe vendimi I Mesit për ta mbyllur me ekipin përfaqësues.
Më i madhi i epokës sonë, e ndoshta më I madhi I të gjitha kohëve njoftoi zyrtarisht se nuk do të luajë më me nënkampionët e botës pas finales së humbur ndaj Spanjës./abcnews.al

