Ky ekip duket sikur e ka ndërruar ADN-në e tij. Paris SG, klubi që shpenzoi 222 milionë euro për të marrë Nejmarin nga Barcelona, ende sot e kësaj dite një rekord botëror, dhe 180 milionë euro për Kilian Mbapenë, ka vendosur të ndërrojë “lëkurë”.
Sheikët e Lindjes së Mesme tashmë janë kthyer në kursimtarë të mëdhenj, edhe pse shpenzime sërish ka pasur.
Pasi u fituan dy Champions radhazi, e padyshim edhe titujt përkatës në Francë, PSG ndërroi zakonin dhe u kthye në klubin që ka fituar më shumë në të gjithë botën nga transferimi I lojtarëve.
Flitet për 374.1 milionë euro, që mund të arrijnë në 400 milionë në bazë të klauzolave në kontrata.
Liverpuli zyrtarizoi sulmuesin e Francës, Barkola, I cili u mor për 145 milionë euro, ndonëse fillimisht janë dhënë 125 milionë.
Milani e kishte marrë më parë sulmuesin tjetër, Gonsalo Ramos, duke shpenzuar 74 milionë euro, një rekord për kuqezinjtë, ndërsa portugezi shënoi gol fundjavën e kaluar në Serinë A.
Ibrahim Mbaje kaloi tek Aston Vila për 60 milionë euro në total, ndonëse deri tani flitet për 55 milionë.
Juventusi mori përfundimisht sulmuesin Randal Kolo Muani, gjithashtu francez, që sezonin e kaluar luajti për Totenhemin në Premier Ligë dhe në Champions.
Ndërkaq, Kang In Li shkoi tek Atletiko për 40 milionë euro apo Kamara tek Lioni./abcnews.al

