Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it; i SHBA-së, i Mbretërisë së Bashkuara, i Gjermanisë, i Italisë dhe i Francës, i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, mësohet se takimi po zhvillohet në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Ky takim vjen pas thirrjeve të përsëritura të shteteve të QUINT-it prej të premtes, që qeveria të tërhiqet nga dërgimi kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave veriore.
Të premten, më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat, që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.