“Prindërit më të mirë në botë”, shqiptarët përdorin celularë brenda qelive të burgut

schedule10:51 - 8 Shtator, 2019

schedule 10:51 - 8 Shtator, 2019

Në burg, por me telefon me vete. Mediat britanike shkruajnë se shqiptarët përdorin pa problem brenda qelive celularë për të kontaktuar me të afërm dhe miq.

“The Sun” ka publikuar një artikull ku thuhet se ka biseduar prej 10 minutash me anë të Facebook-ut me një 26-vjeçar që po vuan një dënim në burgjet e Anglisë për drogë.

“Jam brenda. Është e rrezikshme. Ata mund të ma gjejnë telefonin. E përdor për të folur me familjen dhe miqtë e mi më të ngushtë”, ka thënë 26-vjeçari shqiptar për median britanike.

Ndër të tjera thuhet se i riu ka regjistruar edhe një bisedë që ka bërë me prindërit dhe e ka shpërndarë në Facebook. Për videon në fjalë, ai e shoqëronte me dy emoxhi ndërsa shkruante: Prindërit më të mirë në botë.

Sipas “The Sun” në vitin 2017 janë sekuestruar rreth 237 celularë dhe 176 karikues në burgun Stradishall. Ata sillen në ambientet e dënimit nga vizitorë ose gardianë të korruptuar.

Por shqiptarët nuk janë rasti i vetëm që përdorin celularët në qeli. Një 28-vjeçar i quajtur Karl Gardner, i cili është dënuar për armëmbajtje pa leje, ngarkoi një video në Youtube Nëntorin e kaluar duke kënduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!