Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që ta furnizojë atë me raketa “Taurus”, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes në Berlin.
Nëse furnizon raketat, Gjermania do të ndiqte hapat e Britanisë së Madhe, e cila u bë vendi i parë që i dha publikisht Kievit raketa lundrimi me rreze të gjatë në fillim të këtij muaji, shkruan Sky News.
Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë refuzuar të furnizojnë Ukrainën me raketa të Sistemit Raketor Taktik të Ushtrisë (ATACMS) mes shqetësimeve se Ukraina mund t’i përdorë ato për të goditur brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Rusisë.
Ukraina ka kërkuar prej muajsh për këto lloj armësh, por mbështetja nga aleatët perëndimorë është fokusuar në armatimet me rreze më të shkurtër./abcnews.al