15 vjet LSI, Kryemadhi: Rilindja po shkatërron vendin

schedule22:42 - 6 Shtator, 2019

schedule 22:42 - 6 Shtator, 2019

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi pasditen e sotme konventën e 15 vjetorit të themelimit të saj. Kryetarja Monika Kryemadhi tha para drejtuesve dhe anëtarëve të LSI, se busulla e kësaj partie është integrimi në BE dhe një jetë më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike.

Kryemadhi u shpreh se rilindja po shkatërron ekonominë shqiptare, ndërsa solli në vëmendje largimin e të rinjve jashtë Shqipërisë. Megjithatë, ajo u shpreh se edhe LSI ka përgjegjësinë e saj, pavarësisht disa nismave pozitive që ka ndërmarrë.

Sipas saj, bojkoti masiv në zgjedhjet e 30 Qershorit ka rritur tashmë  përgjegjësinë e opozitës që të gjejë mekanizmat më të mirë për të përfaqësuar shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

“Misioni i LSI, – tha Kryemadhi, – është çlirimi i Shqipërisë nga thundra kriminale e rilindjes”./ABC News Albania 24/7