Mbrëmjen e djeshme, “djajtë e kuq” të Manchester United “çmontuan” “blutë” e Chelsea me rezultatin e thellë, 4 me 1 për të arritur kështu sigurimin e një “bilete” për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, për sezonin e ardhshëm.
Pas kësaj fitoreje, disa fjalë për mediat i tha dhe tekniku Erik ten Hag, i cili tha se “djajtë” e tij arritën një objektiv jo të lehtë për t’u arritur këtë sezon duke llogaritur nivelin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë edicion të Premier League.
“Ne jemi në Champions League. Nuk ishte një objektiv i lehtë për t’u arritur në këtë sezon të Premier League ku ka shumë skuadra konkurruese. Sot donim tre pikët dhe e treguam me një qëndrim fitues. Chelsea ka lojtarë të jashtëzakonshëm, por në kundërsulm ishim shumë të mirë dhe të rrezikshëm.
Në fund shënuam katër gola, por mund të ishin më shumë. Tani mund të përfundojmë në vendin e tretë, është e rëndësishme të mbajmë përqendrimin e lartë dhe të mos pësojmë lëndime. Kjo e fundit do të jetë një ndeshje e rëndësishme, ne duam ta fitojmë atë”,- tha tekniku hollandez pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al