Pesë zakone që po dëmtojnë dhëmbët tuaj

schedule15:54 - 24 Maj, 2023

schedule 15:54 - 24 Maj, 2023

Kush nuk e ka pasur zili atë ngjyrë të bardhë të dhëmbëve? Pyetje retorike sepse përgjigja është e qartë. Të gjithë e dimë se sheqeri, kafeja dhe zakone të tjera të tilla janë në gjendje të dëmtojnë dhëmbët. Por ndoshta ka zakone që edhe pse të shëndetshme, janë të afta t’ju dëmtojnë dhëmbët dhe nuk i keni ditur deri më sot.

Më poshtë kemi veçuar pesë zakone të shëndetshme që ndërsa i ndiqni për mirë, ato sillen dëmtojnë dhëmbët tuaj.

Stërvitje me pesha

Kur ngremë pesha, ne priremi të shtrëngojmë nofullën. Presioni i ushtruar mund të shkaktojë edhe dhimbje të përhershme në nofull, komenton Mark S. Wolff, dentisti përgjegjës në Spitalin Universitar Heidelberg, Gjermani.

Acidi tretës

A e dini se mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në dhëmbët tuaj? Sipas Edmond Hewlett, DDS, një konsulent i Shoqatës Amerikane të Stomatologjisë dhe një profesor në Shkollën e Stomatologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, acidi nga sistemi tretës mund të përfundojë në gojën tuaj dhe të gërryejë smaltin e dhëmbëve.

Barnat

Ka shumë ilaçe që shkaktojnë dehidratim në gojë. Kjo mund të shkaktojë një problem të madh sepse dhëmbët kanë nevojë për pështymë për t’i mbrojtur ata nga acidet që shkaktojnë konsumim.

Ushtrime aerobike

Pas peshave edhe ushtrimet aerobike ndikojnë te dhëmbët. Sipas një studimi të fundit të kryer në Gjermani, shëndeti oral i atletëve të qëndrueshmërisë është më i keq se të tjerët që nuk bënin stërvitje. Të parët kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për mbushje dhe kjo ndodh sepse ushtrimet reduktojnë pështymën, e cila përmban minerale që ushqejnë dhëmbët dhe neutralizojnë acidet që shkaktojnë probleme.

Larja e dhëmbëve

Jo, kjo nuk është shaka. Por larja e menjëhershme e gojës mund të jetë katastrofike. Sidomos pasi të keni pirë lëngje frutatsh ose verë të kuqe, këto mund të dobësojnë smaltin e dhëmbëve tuaj, thotë Wolff. Në mënyrë ideale, shpëlani gojën me ujë dhe lani dhëmbët pas 40 minutash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!