Në një studim të fundit nga nutricionistja Zoe Health, 3 rreziqe serioze shëndetësore shfaqën kur konsumojmë ushqimin tonë me shpejt.
Rreziku më i madh i diabetit të tipit 2
Ngrënia e shpejtë ka qenë e lidhur me shfaqjen e diabetit të tipit 2 dhe kjo është për shkak se kur hamë shpejt, nivelet e insulinës në gjak rriten ndjeshëm, gjë që në afat të gjatë mund të çojë në keqfunksionime të insulinës dhe rrjedhimisht në diabet. Në të kundërt, përtypja e ngadaltë stimulon më shumë çlirimin e insulinës me një ritëm gradual, gjë që ndihmon në kontrollin më të mirë të glukozës në gjak.
Mundësi më të mëdha për të mbytur
Kur hamë shpejt, nuk e përtypim ushqimin ashtu siç duhet, gjë që na rrezikon si mbytje ashtu edhe probleme të ndryshme me stomakun.
Ne shtojmë më shumë peshë
“Një shpejtësi më e lartë e të ngrënit shoqërohet me më shumë shtim në peshë, me sheqer më të lartë në gjak, nivele më të larta të kolesterolit LDL, që është kolesteroli ynë i keq, dhe gjithashtu më shumë stres”, thotë eksperti. Gjithashtu, kur ne e konsumojmë ushqimin tonë shpejt, trurit tonë i duhet kohë për të kuptuar se është i ngopur dhe për këtë arsye ne hamë më shumë dhe nuk ndjejmë se jemi të ngopur pavarësisht sasisë së ushqimit, si rrjedhojë jemi gjithmonë të uritur.