Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për shpërndarje të drogave të forta. Sipas policisë mësohet se i riu shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza.
Në cilësinë e provës material është sekuestruar dozat e dyshuara të lëndës narkotike kokainë dhe mjeti prerës (biçak).
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të shpërndarjes në doza të drogave të forta, për të cilin u arrestua në flagrancë 31 vjeçari, banues në lagjen nr. 15, Durrës.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al