Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Ceuta”, Spanja fajëson Rusinë e Izraelin/ Sanchez akuza ndaj dy vendeve: Nxitën krizën dhe dezinformuan

schedule23:22 - 31 Gusht, 2026

schedule 23:22 - 31 Gusht, 2026

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez akuzoi këtë të hënën Rusinë dhe Izraelin se kishin përhapur dezinformim mbi politikën e migracionit të Spanjës që shkaktoi vërshimin e emigrantëve marokenë muajin e kaluar drejt enklavës spanjolle të Ceutës.

Kreu i Qeverisë Spanjolle deklaroi se për përfshirje të Tel Avivit dhe Moskës kishte shenja të qarta, ndërsa tha se deri më tani qeveria e tij nuk kishte gjetur prova për përfshirje të Marokut në atë që sipas tij ishte një sulm ndaj Spanjës.

Mbi 72,000 emigrantë kaluan në mënyrë të parregullt nga Maroku në territorin e vogël spanjoll midis 30 dhe 31 korrikut në një rritje të paparë në një nga dy kufijtë e vetëm tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën, duke shkaktuar alarm në të gjithë bllokun. Të paktën 100 persona vdiqën në këtë përpjekje, sipas autoriteteve lokale të Ceutës. Partitë opozitare spanjolle dhe disa grupe të të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Rabatin se ka lejuar qëllimisht kalimin masiv, një akuzë që Maroku e ka mohuar. “Kur njerëzit flasin dhe spekulojnë për pjesëmarrjen e autoriteteve marokene, unë e mohoj këtë hapur”, tha Sanchez për stacionin radiofonik SER.

Sanchez tha se një hulumtim nga shërbimi diplomatik i BE-së tregoi se rrjetet ruse dhe izraelite kishin qenë pas përhapjes së dezinformatave në bashkëpunim me rrjetet e ekstremit të djathtë. Ai tha se ishte e qartë se të dy vendet e kishin përdorur krizën për të kritikuar Madridin për shkak të pakënaqësisë me qëndrimin e tij në luftërat në Ukrainë dhe Gaza, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi provat që kishte për përfshirjen e tyre.

Ndërkohë, pavarësisht rënies së tensioneve në Ceuta, përplasja Spanjë – Itali vijon.

Roma zyrtare njoftoi këtë të hënë se do të zgjaste për 15 ditë të tjera pezullimin e marrëveshjes Shengen me Spanjën dhe në atë që u duk si shenjë hakmarrjeje, të njëjtin vendim mori edhe Madridi zyrtar, duke zgjatur për 15 ditë të tjera pezullimin e marrëveshjes Schengen me Italinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!