Me “liderin” e mesfushë së Arsenal, Granit Xhaka në prag të largimit, “topçinjtë” e Mikel Arteta tashmë po mendojnë për afrimin e një mesfushori me eksperiencë që t’i japë “frymë” lojës së londinezëve.
Sipas raportimeve të mediave britanike, në “radarët” e Arsenal ka rënë “arkitekti” i suksesit të Manchester City, Ilkay Gundogan, me turko-gjermanin, që është në ditët e fundit të kontratës së tij me “qytetarët”.
Mirëpo, problem do të jetë konkurrencë e vështirë për “topçinjte”, teksa për kapitenin e “qytetarëve” tepër të interesuar janë Barcelona, por dhe vetë Manchester City, të cilët janë mahnitur aq shumë nga paraqitjet e Gundogan këtë sezon, saqë duan t’i “dhurojnë” një kontratë të re. /i.m /abcnews.al