Nisur nga kjo e premte e deri në përfundim të sezonit veror, mjetet e tonazhit të rëndë ndalohen të qarkullojnë përgjatë ditës në aksin rrugor Thumanë-Fushe Krujë-Kamëz.
Devijimi i trafikut fillon nga Fushë Mamurrasi deri në kryqëzimin e Luzit.
Mjetet me peshë mbi 7.5 ton nga ora 6 deri në orën 20 do të duhet të lëvizin në rrugën e vjetër.
Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se ky devijim bëhet për të shmangur trafikun gjatë verës.
Ata që e përshkojnë shpesh këtë aks rrugor e mirëpresin vendimin.
Për zbatimin e vendimit të Autoritetit Rrugor është angazhuar edhe policia ndërsa prej ditësh është vendosur edhe sinjalistika rrugore për të orientuar përdoruesit e rrugës.