Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë/ Rusia nis valën e dhjetë të sulmeve për këtë muaj

schedule08:37 - 19 Maj, 2023

schedule 08:37 - 19 Maj, 2023

Alarmet për sulm ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën të premten, me disa zona që raportuan shpërthime. Alarmet u dëgjuan në të gjitha rajonet e vendit për rreth një orë.

Por nuk pati raportime për sulme në infrastrukturë apo objektiva civile dhe asnjë të dhënë për viktima.

Kreu i administratës ushtarake të Kievit tha se forcat ruse kishin dërguar valë të njëpasnjëshme dronësh drejt kryeqytetit, sulmi i 10-të këtë muaj dhe i dyti në më pak se 24 orë.



“Kjo taktikë e Kremlinit është një përpjekje për të mposhtur forcat tona kundërajrore dhe për të ushtruar presion psikologjik mbi civilët. Nuk do të ndodhë!” ka shkruar Serhiy Popko në një mesazh në Telegram.

“Të gjitha objektivat ajrore të dërguara në drejtim të Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore.”

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!