Kolonel Dritan Demiraj në një lidhje Skype me emisionin “Lufta dhe Paqja”, fillimisht foli në lidhje me tezën se tanimë në Ukrainë po lufta SHBA me Rusinë, për shkak të armatimit të dërguar nga Perëndimi dhe SHBA.
Demiraj tha se në Ukrainë kemi një integrim të 3 sistemeve kundërajrore gjermane, që janë edhe më të mira se ata të SHBA dhe po kanë rezultat.
“Beteja ajrore në Ukrainë, ka hyrë në fazën më të sofistikuar. Kemi një integrim të 3 sistemeve gjermane, që kompesojnë njëra-tjetrën.
Të gjithë prodhimet e kompanive gjermaneve, janë më të suksesshme, përveç, nëndetseve dhe aeroplan mbajtëseve”, tha ai.
Sa i përket shpërndarjes së informacionit si nga Rusia, por edhe SHBA, Demiraj tha se në Ukrainë përpos luftës në terren, kemi edhe një luftë informacioni..
“Përveç luftës që kemi në Ukrainë është edhe luftë informimi. Duhet të analizojmë sulmin e brendshëm. Sulm me 81 raketa dhe 6 dron dhe rezultati iu mbrojtës është 34 me 4.
Unë besoj se kanali rus “60 minuta”, tanimë kemi një avancim të mbrojtjes ukrainase, por shpresoj që sasia e tyre të mundësojë mbrojtjen në vazhdim. Shpresoj po ashtu që të vazhdojë furnizimi, sepse nëse Rusia vazhdon me sulme të tilla, do kërkohen sërish” tha ai.r.t/abcnews.al