Presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu do të përballen në një balotazh të djelën e 28 majit.
Kjo pasi që asnjëri prej tyre nuk ka arritur të fitojë mbi 50% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve në Turqi më 14 maj.
Një konkluzion i tillë mund të nxirret duke u bazuar në të dhënat që kanë nxjerrë mediat turke, sipas të cilave, në 99,38 për qind të votave të numëruara, Erdogan ka fituar 49,42 ndërsa Kilicdaroglu 44,95%.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në fjalimin e tij tradicional paszgjedhor ka deklaruar se vendi i tij ka përmbyllur me sukses raundin e parë.
Ndërsa udhëheqësi kryesor i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka thënë se ai do të pranonte rezultatin nëse do të shkonte në balotazh dhe do ta fitonte atë.
Por një pikë kyçë është Sinan Ogan, kandidati i tretë në zgjedhjet presidenciale në Turqi.
Ai mori rreth 5% të votive.
Dhe nëse këto rezultate shpallen edhe zyrtarisht, të dy kandidatët do të përballen përsëri më 28 maj.
/abcnews.al