Chelsea dhe Mauricio Pochettino kanë bashkuar duart sipas mediave ndërkombëtare për një kontratë bashkëpunimi shumëvjeçare.
Të dyja palët kanë qenë në bisedime të avancuara që nga prilli dhe kanë arritur një marrëveshje për një kontratë shumëvjeçare.
51-vjeçari argjentinas nuk ka marrë drejtimin e një skuadre këtë sezon, duke qenë jashtë fushës pasi u shkarkua nga Parisi.
Mauricio Pochettino will sign contract in the next days but he will start this new Chelsea chapter in June, now now — as Lampard will remain as caretaker coach. ?? #CFC
Poch will bring in his people for coaching staff — he will discuss transfer strategy with club immediately. pic.twitter.com/6WfbMrUzRb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2023
Ai do të marrë drejtimin gjatë verës së bashku me partnerët e tij, Jesus Perez, Miguel d’Agostino, Toni Jimenez dhe djalin e tij, Sebastian Pochettino.
Njoftimet priten brenda ditëve në vijim, ku Pochettino do të kthehet në Londër pas pesë vitesh në Tottenham.
Pochettino do të jetë trajneri i pestë i epokës së Todd Boley-t, pas Frank Lampard, Thomas Tuchel, Graham Potter dhe kujdestarit Bruno (derisa Lampard të marrë sërish drejtimin). /G.D abcnews.al/