Sezoni i ri artistik, mesi i shtatorit shënon premierat e para

schedule15:58 - 31 Gusht, 2019

schedule 15:58 - 31 Gusht, 2019

Institucionet artistike në mes të shtatorit nisin jetën artistike për publikun kryeqytetas. Teatri kombëtar  sjell premierë “ Xhelatët” me regji të Qendrim Rijanit, ndërsa teatri i operës dhe baletit  starton me “grand gala” open air.

“Xhelatët”  e Martin McDonagh  me regji të Qëndrim Rijanit është produksioni  më i ri që po punon Teatri Kombëtar për çeljen e sezonit artistik. “Pjesa rrëfen historinë e dënimeve me varje në Mbretërinë e Bashkuar të 1963 por vepra shquhet për notat e forta  aktuale”, thekson regjisori

Rijani për këtë produksion ka përzgjedhur artistë të njohur të teatrit kombëtar si Ndricim Xhepa, Lulzim Zeqo  por  rolin e 16-vjeçares Shirli, ai e zgjodhi me audicion me shpresën që të kthej besimin në to.

Nga ana tjetër teatri kombëtar deri më 15 shtator  ka hapur thirrjen për propozimet e veprave artistike të sezonit 2019-2020.

“Jul Cezar” një ndër veprat më të forta politike, shënoi premierën në Tiranë  më 13 korrik . Regjisori i njohur ndërkombëtarisht Ivica Buljan e nxori tragjedinë  nga skena në sheshin mes dy teatrove.

Galerinë Kombëtare pas  ekspozimit  prej tre  muajsh të piktorit të shquar  Kolë Idromeno të plotë dhe me vepra të restauruara.

Koleksion i cili solli elementet poliedrike të artistit, si piktor, fotograf, etnograf, muzikant dhe arkitekt. E ku rrëmbeu vëmendjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj, plot 5 mijë, tashmë ka nisur puna për realizimin e ekspozitës së rë kuruar nga Adam Budak.

“Prova” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 1 dhjetor 2019.

Edhe teatri kombëtar i operës dhe baletit do të nis jetën  artistike në mes të shtatorit me premierë “Grand gala” open air në sheshin” Skënderbej”./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!