Beleri/ Berisha: Hakmarrje e Ramës, arrestimi ka lidhje me çështjen e pronave të Himarës

schedule15:00 - 12 Maj, 2023

schedule 15:00 - 12 Maj, 2023

TIRANË – Sali Berisha ka mbrojtur Fredi Belerin me forcë dhe e ka quajtur aktin, një hakmarrje personale të Edi Ramës. Sali berisha e ka lidhur arrestimin me cështjen e pronave të Himarës, megjithëse tha se në parim dënonte cdo përpjekje për blerje votash.

‘Komenti im për këtë ngjarje është një veprim i verbër politik. Një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës ndaj një kandidati të opozitës me manipulime ma angazhim të një manipulatori dhe ish bashkëpunëtori të bandave, që drejton sot policinë e Vlorës e që quhet Ermal Muca.

Ky ka qenë një bashkëpunëtor me bandën e Shullazit dhe bandit e tjera dhe unë dënoj aktin, dhunën ndaj përfaqësuesit të opozitës, sikundër dënoj cdo akt shitblerje vote kudo të ketë ndodhur. Duhet të informoj se janë pasionet mafioze qëllimet mafioze të Ramës, ndaj trojeve dhe tokave të Himarës, shtytësi i vërtetë i këtyre akteve që po ndodhin në Himarë.’ -u shpreh Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!