Sulmet mes Palestinës dhe Izraelit, prej 3 ditësh tashmë kanë shkaktuar të paktën 29 viktima në Rripin e Gazës dhe të vrarë në Izrael, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtare për t’i dhënë fund armiqësive.
Ushtria izraelite tha pak para mesnatës se po vazhdonte të godiste “shënjestrat”, anëtarë të grupit radikal, pasi vrau pesë anëtarë të grupit në 72 orë në bastisje në të cilën humbën jetën edhe fëmijë.
Ditën e djeshme, Bashkimi Europian bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake izraelite në Gaza dhe raketa kundër Izraelit, të cilat janë të papranueshme”.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kërkuan që të gjitha palët të marrin masa. Një person u vra të enjten në Rehovot, në jug të Tel Avivit, kur një raketë goditi një ndërtesë apartamentesh, sipas policisë izraelite. Shërbimet e urgjencës thanë se pesë persona u plagosën në Izrael nga sulmet palestineze.
/abcnews.al