Kosovë, ende asnjë marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

schedule21:40 - 30 Gusht, 2019

schedule 21:40 - 30 Gusht, 2019

Ende asgjë konkrete rreth koalicionit të mundshëm parazgjedhor LDK-LVV.

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht refuzoi ofertën që i bëri sot Vetëvendosje që të garojnë me Listë të Përbashkët Zgjedhore por pa kandidat për kryeministër. Kreu i kësaj partie Albin Kurti kërkoi që kandidati i cili fiton më shumë vota të zgjedhet kryeministër. Por për LDK-në kjo është e papranueshme pasi që sipas tyre gara nuk është ndërmjet anëtarëve të LDK-së dhe LVV-së por me PAN-in. LDK-ja nuk heq dorë që kandidate për kryeministre të jetë Vjosa Osmani ndërsa kërkon edhe njëherë nga LVV-ja që të rishqyrtojë ofertën e LDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës gjatë gjithë ditës ka qëndruar e heshtur. Ajo megjithatë ditë më parë ka paralajmëruar befasi. Zakonisht deri më tash kjo parti ka mbledhur rreth vetes shumë parti të vogla, por kësaj radhe është në pikëpyetje nëse do tëbashkohen edhe me koalicionin e Nismës dhe AKR-së. Mbetet të shihet deri në mesnatë nëse do të ketë ndonjë befasi pasi që partë e mëdha politike gjithmonë presin të shohin veprimet e njëra tjetrës para se të vendosin nëse do të shkojnë në koalicone parazgjedhor. Po sot vendet anëtare të QUINT-it kanë kërkuar që kandidatët që garojnë në zgjedhje të mos kenë të kaluar kriminale. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!