Një aksident ndodhi pasditen e së premtes në autostradën Vlorë-Fier. Një mjet tip Benz u përplas me një furgon pasagjerësh. Sipas policisë së Vlorës, nga aksidenti u plagosën tre persona, mes tyre një fëmijë. Të tre të lënduarit u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Duhet thënë se kjo e premte ka shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore.
/ABC News Albania 24/7