Pas emërimit të tij në krye të “bluve” të Londrës, emërim që do të zyrtarizohet vetëm në përfundim të këtij sezoni, tekniku argjentinas, Mauricio Pochettino i ka bërë gati, Presidentit të Chelsea, manjatit amerikan, Todd Boehly, listën e “të preferuarve” të tij për merkaton e verës, që ndryshe nga vitet e tjera kësaj radhe pritet të jetë tepër e vrullshme.
Sipas mediave spanjolle, Pochettino është “i dashuruar” pas talentit të mesfushës së Barça-s, Gavi, me trjanerin argjentinas që e konsideron 18-vjeçarin, si një lojtar shumë interesant për stilin e lojës, që Premier League ka.
Mirëpo, problem mbetet bordi “blaugrana”, me këta të fundit që nuk kanë dëshirë ta lënë një talent si Gavi, t’i “rrëshkasë” nga duart, teksa synojnë ta regjistrojnë kontratën e tij sa më shpejt të jetë e mundur, me vetë lojtarin, që gjithashtu nuk dëshiron të largohet nga ekipi katalanas. /i.m /abcnews.al